Vaksinat te bebat

Si të qetësojmë bebin!

🤗 Mbroni vendin e vaksinimit: Fëmijët e vegjël zakonisht vaksinohen në kofshë.  Mos harroni të mos e kapni fëmijën pranë vendit të vaksinimit për ditët në vijim kur e mbani në krah ose në prehër.

🤗 Ftohja: Nëse vendi i vaksinimit është i kuq dhe i dhimbshëm, jastëkët e gatshëm ne farmaci ftohës ose pecetat e ftohta mund të ndihmojnë.

🤗Përkëdhelja: Fëmija juaj ndoshta do të ketë pak më shumë nevojë për dashuri e perqafime, prandaj është më mirë të planifikoni pak më shumë kohë përqafimi pas vaksinimit.  Përqafimi relakson dhe çliron hormone që reduktojnë ndjesinë e dhimbjes.

✋ Kujdes nëse vëndi skuqet apo forcohet shumë, kontaktoni mjekun tuaj. Skuqja është një reaksion normal(rreth dy ditë /pak skuqje) pas vaksines nëse zgjat apo përkeqsohet mbas 2 ditësh shkoni te mjeku.

💖Te vendi i injeksionit mund ti cosh një patate të prer me feta 1 cm ja ndërron çdo 1 orë vetëm gjatë ditës.

💖Niseshte perzjeje me ujè pak te trash dhe hidhja një lugë të vogël në një napë sa të mbullojë vëndin e shpimit dhe lidhja me rrip jo fort sa për të mbajtur napën me niseshte(këtë metod përdor unë). E ndërron cdo 2 orë.

💖Në farmaci ka extra  kompresa të ftohta si xhelatin. Niseshte dhe patate mënyra popullore mjekimi😉, mjekët rekomandojnë vetëm kopresa te ftohta.

💖Në rast tempreature mbi 38,5 jepi nje Paracetamol Supost mg sipas peshës e sipas rekomandimit të mjekut.

Më para se ti shkoj 38,5 mos ja jep gjë se temp shkon deri ne 38-38,1 edhe bje vet(trupi i bebes e stabilizon vet temperaturën).

💖Nëse fëmija qanë shume edhe nuk e qetëson dot mundesh ti japesh një Paracetamol edhe pa pasur temperatur per te qetesuar dhimbjen,por kujdes llogarite që temperatura mund të ngrihet dhe paracetamoli i dyte i jepet pas 6 oresh që i ke dhën të parin. 

💖Nëse e shef që po i rritet temperatura bëj një dush me ujë të vaket dhe vishe mir(kujdes te bebat temperatura e sakte e matur është te byça).

💖Te balli, të kycet e dores dhe këmbët vendosi kompresa të lagura me uthull(uthullen hollje pak me ujë se ja dëmton lëkurën bebit ).

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *