Të dridhurat te bebat dhe fëmijet

Konvulsionet febrile janë të dridhura të forta që mund të ndodhin kur një fëmijë i vogël ka temperature mbi 38 ° C. 

🦋Ato ndahen në dy llojesh: të thjeshta dhe komplekse 

Konvulsionet febrile “të thjeshta” karakterizohen nga kriza të shkurtra, përgjithësisht të gjeneralizuara me kohëzgjatje deri 5 apo më shumë minuta, të shoqëruara nga temperatura e lartë. 

Forma e dytë e konvulsioneve është forma “komplekse”: karakterizohet nga konvulsione të zgjatura mbi 15 minuta, kriza fokale, shpesh të dhëna EEG jonormale. 

Zgjatja e krizës ndryshon nga pacienti në pacient. Kriza mund të paraqitet në temperaturë të ndryshme disa herë gjatë një dite apo periudha të zgjatjes së temperaturës. 

Mosha tipike ku ato shfaqen është 6 muaj deri ne 5 vjeç.

Piku i incidencës së konvulsionve febrile është grupmosha 9-18 muaj. 

Këto kriza janë të shoqëruara nga infeksione, si: tonsilitet, faringitet, otitet, etj. 

🦋Në 28 fëmijë, njëri do të ketë konvulsione febrile.

Konvulsionet febrile kanë 3 elemente kritike: 

✏ mosha, 

✏ temperatura, 

✏ prirja familjare. 

✏ Tendenca për konvulsione febrile është e lidhur me një stad të caktuar të maturimit të trurit. Mbetet e paqartë pse imaturimi i trurit është i prekshëm nga temperatura. 

Ndër faktorët e rrezikut, më i rëndësishmi është prania në historinë familjare e konvulsioneve febrile. Sa më shumë të afërm të prekur, aq më i lartë rreziku. 

Studime të ndryshme kanë treguar edhe faktorë rreziku të tjerë, si: pirja e duhanit gjatë shtatzënisë apo infeksionet respiratore të nënës gjatë 3-mujorit të parë të shtatzënisë. 

Faktorët e rrezikut për përsëritje të konvulsioneve febrile. 

Autorë të ndryshëm kanë studiuar rrezikun për përsëritje të konvulsioneve febrile. Rreth një e treta e fëmijëve që kanë pasur një konvulsion febril, do të kenë të paktën një përsëritje. 

🦋Studime të shumta kanë identifikuar faktorët e mëposhtëm si rrezik për përsëritje të konvulsioneve febrile. 

✏Një histori familjare për konvulsione febrile. 

✏Kriza e parë febrile para moshës 18 muaj 

✏Një nivel jo shumë i lartë i temperaturës 

✏Fëmijët me dy apo më tepër faktorë kanë rrezik për përsëritje 30% brenda 2 viteve. 

✏50% e rrezikut për përsëritje realizohet brenda vitit të parë menjëherë pas konvulsionit të parë febril. 90% e fëmijëve që bëjnë përsëritje, kriza mund të shfaqet përsëri brenda 2 viteve. 

✏Mosha është faktori përcaktues më i qëndrueshëm përsa i përket rrezikut të përsëritjes. 

✏Me rritjen e moshës, rreziku për përsëritje bie. Pas moshës 5 vjeç shancet jan shumë të papërfillshme. 

✏Prania në historinë familjare e konvulsioneve febrile shoqërohet me rritje të rrezikut një deri dy herë. Fëmijët që kalojnë shpesh sëmundje febrile kanë rrezik të lartë për të bërë konvulsione febrile. 

✏Deri në 50% e fëmijëve që bëjnë përsëritje, mund të bëjnë më tepër se një përsëritje. Faktorë të tjerë si historia familjare për epilepsia mund të luajnë gjithashtu rol në këta fëmijë që tashmë kanë bërë të paktën një përsëritje. Faktorë të cilët janë diskutuar shpesh, por që janë ende të paqartësuar mirë dhe ndikojnë në përsëritjet e konvulsioneve febrile, përfshijnë shenjat komplekse, anomalitë neurologjike.

🦋 Shenjat 🦋

Gjatë këtyre konvulsioneve, një fëmijë mund të ketë:

✏ konvulsion, dridhje dhe shkundje

✏ kalim të syve

✏  rënkim

✏ bëhet i pavetëdijshëm (gjendje të fikëti)

✏ të vjella

✏ urinim i pavullnetshëm

  🦋 Çfarë duhet bërë në këtë rast? 

✏Qëndroni të qetë

✏ Vendoseni fëmijën tuaj butësisht në dysheme ose tokë.

✏Hiqni çdo objekt që ndodhet pranë.

✏ Vendoseni fëmijën tuaj në anën e tij (majtas ose djathtas) për të parandaluar mbytjen. 

✏ Lironi çdo veshje rreth kokës dhe qafës.

✏ Shikoni për shenja të problemeve të frymëmarrjes, përfshirë prezencën e ngjyrës blu në fytyrë.

✏ Mundohuni të mbani shënim se sa zgjat konvulsioni. 

📣Nëse konvulsioni zgjat më shumë se 5 minuta, ose fëmija juaj bëhet blu, mund të jetë një lloj më serioz i konvulsioneve dhe duhet te telefononi ambulancën. 

🦋Çfarë nuk duhet të bëni gjatë një konvulsioni febril: 

✋Mos u përpiqni ta mbani ose frenoni fëmijën tuaj.

✋Mos vendosni asgjë në gojën e fëmijës tuaj.

✋Mos u përpiqni t’i jepni fëmijës tuaj ilaçe që ulin temperaturën.

✋Mos u përpiqni ta vendosni fëmijën tuaj në ujë të ftohtë ose të vakët që të ftohet.

🦋Kalimi në epilepsi 🦋

 

Të dhëna nga studime të ndryshme epidemiologjike japin shifra se nga 2 deri në 10% e fëmijëve me konvulsioneve febrile zhvillojnë epilepsi.

Faktorët e rrezikut për kalimin e konvulsioneve febrile në epilepsi janë si më poshtë: 

  • Prania e anomalive neurologjike para krizës febrile 
  • Konvulsionet febrile komplekse 
  • Anamnezë familjare për epilepsi 

Në rastin e konvulsioneve febrile komplekse, sa më shumë manifestime komplekse, aq më i madh rreziku. Fëmijët me kriza febrile të zgjatura dhe fokale, janë veçanërisht në risk të lartë për epilepsi. 

Sa më shumë nga këta faktorë hasen, aq më e madhe është mundësia e kalimit në epilepsi. Dy nga faktorët e rrezikut më të rëndësishëm për kalimin në epilepsi janë anomalitë neurologjike dhe anamneza familjare për epilepsi. 

Konvulsionet febrile mund të paraprijnë forma të ndryshme të epilepsisë, si: 

  • Epilepsia mioklonike 
  • Epilepsia rolandike 
  • Sindroma Panayiotopoulos 
  • Sindroma Dravet

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *