Para se të përgatisni biberonin e fëmijës është shumë e rëndësishme të lani me shumë kujdes duart si edhe të sterilizoni biberonat, jo vetëm ti lani ata.
Sa i nxehtë duhet të jetë uji për të tretur qumështin pluhur?
Ju lutemi mos hidhni ujë të vluar mbi qumështin pluhur në mënyrë që të mos dëmtoni vitaminat dhe mineralet natyrale të tij.
Prandaj duhet të prisni deri sa ujë i valuar të shkojë afërsisht 40°-50°C i ngrohtë dhe vetëm atëherë hidhe dhe përzjeje me masën e qumshtit pluhur.
Si të përcaktoj temperaturën e duhur të pirjes?
Mund ta kontrolloni temperaturën e pirjes me termometër ose bëj testin me pjesën e pasme të dorës: Hidhni disa pika formulë në kurrizin e dorërs, nuk duhet të ndihet as e ftohtë as e ngrihtë. Temperatura e qumështit duhet të perceptohet si e këndshme, nëse je nënë e re përdor një termometër dhe temperatura ideale është 37 Grad aq sa është dhe temperatura e trupit.
A mund të përgatis edhe formulën e qumështit në mikrovalë ose në sobë?
Jo.
Ja hapat se si ta pregatisësh!
Hapi parë: mer një enë dhe hidh aty ujin, lëre mbi sobë deri sa të vlojë. Prite deri sa të shkojë temeratura 40-50 Grad jo me shumë.
P.s nëse përdor ujë extra për beba mjafton ta ngrohësh atë deri në 50 Grad.
Hapi i dytë: hedhim ujin te beberoni dhe i hedhim pastaj qumshtin. Masa e duhur shife te pako e qumshtit. Në pergjithesi te qumshti Hipp është për 30 ml Wasser një lug qumësht pluhur, pra për pregatitjen e një beberoni 200 ml duhen 180 ml ujë dhe 6 lugë qumësht.
Hapi i tretë: përzjeje masën që është në bebron duke e rrotulluar atë nga të gjitha anët por jo duke e fundur fortë.
Hapi i katërt: provo temeraturën dhe jepja ëngjëllit tënd.
Hapi i pestë: qumështi i mbetur në bebron nuk jepet sërisht në vaktin e radhës,pra qumeshti i pregaditur i ngelur hidhet poshtë.
Magazinimit
Përmbajtja e paketave të hapura të qumështit duhet të përdoret brenda 3 javësh. Qesja me fletë metalike garanton freski dhe mbrojtje optimale të aromës. Ushqimet e qumështit duhet të ruhen përgjithësisht të ftohta,të erreta dhe të thata (në temperaturë dhome jo më shumë se 25 Grad).



