Hundët e bllokuara te bebet dhe fëmijët 

😪Ne pjesen me te madhe te rasteve, bllokimi te femijet nuk eshte dicka serioze dhe ne keto raste mund t’jua lehtesojme sikletin me ane te disa metodave.

Problemi më i madh i bllokimit të hundëve është se krijon vështirësi në pirjen e qumështit. Nëse fëmija do të zgjedhë mes frymëmarrjes dhe ushqyerjes, sigurisht që frymëmarrja fiton. Pra, sa më mirë t’i pastroni hundët e fëmijës aq më mirë është për ta. Mënyra më e mirë e pastrimit të hundëve është duke i thithur me aspiratorë nazal ose pompa thithëse, por jo më shumë se 3-4 herë në ditë, sepse kanalet e hundës së foshnjave janë shumë delikate dhe mund të dëmtohen.

👩‍⚕️ Por cfare e shkakton bllokimin te femijet? 

👩‍⚕️ Si mund t’a trajtojme bllokimin te femijet ne shtepi dhe kur eshte koha per t’ju dretjuar mjekut. 

👃Eshte per t’u habitur sesa shume sekrecione prodhon ajo hunde e vogel, por dijeni qe eshte normale.  Hundet e bllokuara shkaktohen nga inflamacioni i membranave sensitive qe veshin zgavrat e hundes dhe zakonisht nuk jane shkak per t’u shqetesuar. 

👃 Bllokimi tek bebet eshte mjaft i zakonshem edhe kur cdo gje po shkon mire, pasi mukusi tregon qe sistemi imunitar po zhvillohet. 

👃Te tjera arsye te bllokimit te femijet jane viruset si psh i ftohti, gripi, alergjite, moti i ftohte dhe ekspozimi ndaj ambienteve irritues per ta, si psh tymi i cigares. 

Bllokimi mund te shoqerohet me simptoma te tjera si:

        – teshtima

        – kolle

        – krruajtje apo skuqje rreth hundes dhe faqeve. 

👩‍⚕️ Cfare mund te bejme per t’ju lehtesuar simptomat?

🤧 Perdorni uje fiziologjik dhe nje pompe per tjua pastruar hundet sidomos para se te pijne qumesht.

✍ Ajrosni cdo dite shtepine tuaj ne menyre qe ajri mos te jete i thate.

✍ Ngrini pak dyshekun e femijes duke vendosur nje jastek nen te per ti ngritur pak koken.

🤱Nese e ushqeni femijen me gjoksi, mbajeni ne pozicion pak te ngritur (jo shtrir) qe tja lehtesosh disi pirjen.

🌹 Perdorni aerosolin me uje fiziologjik ose caj dafine.

🛀Para gjumit mbushni banjen me avull nga dushi dhe mbani femijen atje per te pakten 20 min.

🥛 Sa me shume lengje! 

Jo vetem qe evitoni dehidratimin, por lengjet ndihmojne edhe ne hollimin e sekrecioneve. 

👩‍⚕️Zakonisht kjo gjendje do 7-10 dite qe te kaloje dhe nese femija nuk ka temperature dhe eshte mbi 3 muaj mos u stresoni te shkoni menjeher te mjeku. 

🤚 Nese bllokimi i hundeve shoqerohet me temperature, dhimbje veshi, dhimbje / skuqje fyti, kontaktoni pediatrin e femijes. 

🤚 Nese femija juaj ka frymemarrje me te shpeshta se zakonisht ka veshtiresi te mbushet me fryme edhe nga goja dhe e shikoni ne stres, mos humbni kohe por shkoni te pediatri ose ne urgjence. 

🤚 Vihuni ne kontakt me mjekun gjithashtu nese mukusi i hundes eshte me gjak ( ne perjashtim te rasteve kur mund t’i keni demtuar paksa mukozen me pompen thithese) ose vjen ere e keqe.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *