Atashimi

Atashimi është një marrëdhënie të veçanta emocionale që përfshin një shkëmbim rehati, kujdesi dhe kënaqësie. Studimi i atashimit e ka zanafillën në teoritë e Frojdit për dashurinë, por John Bowlby është autori që konsiderohet babai i teorisë së atashimit. Ky autor e përqendroi kërkimin e tij në lidhjen, duke e përkufizuar atë si “lidhjen e qëndrueshme midis qenieve njerëzore”.

Bowlby ndau pikëpamjen psikoanaliste se përvojat e hershme në fëmijëri ato janë të rëndësishme për zhvillimin dhe sjelljen e personit gjatë gjithë jetës së tyre

Për më tepër, Bowlby besonte se lidhja kishte një komponent evolucionar, duke ndihmuar mbijetesën. “Prirja për të bërë lidhje të forta emocionale me individë të veçantë është një përbërës themelor i natyrës njerëzore.” Për shembull, lidhjen e gjejmë në lidhjen speciale nënë-fëmijë.

Ja disa periudha kur Atashimi është shumë themelorë.

* Në periudhën 0-3muajsh kur bebi njef vetëm nënën. Kur kërkon të rrijë/flejë në gjoks.

Të rrijë/flejë në krah.

Kur kërkon të përkundet!

Mos mendoni se po llastohet,e ka të nevojshme të gjitha atë vëmendje. Ti, ngrohësi e trupit tënd,rrahjet e zemrës tënde jan BUSULLA orientuese e tij në këtë botë të panjohur e të frikshëm për të.

*Në periudhën 6-8 muajsh, kur foshnjat shohin një të panjohur hidhen në krahët e nënës dhe nuk ndahen prej saj. Në këtë periudhë ato përjetojnë atë që quhet ankthi/frika nga i huaji.

*18 muajsh- 2 vjet ato përjetojnë një ankth të dytë pasi përballen me kopshtin/çerdhen ose punësimin e nënës 

RËNDËSIA E ATASHIMIT

Për të përshkruar rëndësinë e atashimit do të thoshim se është i një rëndësie jetike për fëmijën, sepse ai mund të ndikojë zhvillimin psikologjik dhe social të fëmijës. Kërkimet shkencore kanë treguar se fëmijët të cilët kanë qenë të lidhur ngushtë me nënën në foshnjëri rriten duke qenë më kompetentë në disa shprehi sociale dhe njohëse: ata janë më kuriozë, bashkëpunojnë më shumë me të tjerët, më të aftë, më të prirur për të marë vendime dhe për t’u vetëudhëhequr, më të pavarur se sa ata të cilët kanë patur një atashim të dobët. Ata gjithashtu janë të prirur të kërkohen për shoqëri nga të tjerët dhe zgjidhen për t’u bërë udhëheqës. Në shkollë, ata ndërveprojnë me mësuesit në mënyrë miqësore dhe të përshtatshme dhe ka më shumë të ngjarë të jenë më të pavarur, dhe u kërkojnë ndihmë mësuesve vetëm atëherë kur duhet. Përkundrazi, fëmijët të cilët kanë patur një atashim të dobët janë më të prirur për të përjetuar më shumë vështirësi në këto fusha dhe këto pasoja mund të mbarten edhe në vitet që pasojnë. Është zbuluar se atashimi i dobët është një nga faktorët në ekuacionin që shpjegon problemet që shfaqen në adoleshencë, të tilla si: kriminaliteti, shtatzania në adoleshencë, përdorimi i drogës dhe alkoolit dhe të tjera.

Si të kemi një atashim të mirë me fëmijën?

  1. Të shpenzojnë sa më shumë kohë me fëmijën. Është e rëndësishme për fëmijën që ta shohë dhe ta ketë pranë nënën, babain e tij, ai ka nevojë për siguri.
  2. T’i sigurojnë fëmijës përkujdesje fizike duke filluar që me ushqyerjen (ushqyerja me gji është shumë e rëndësishme për atashimin) e deri tek ndërrimi i pelenave. Prej gjidhënies vijnë dobi të shumta shëndetësore po ashtu edhe efekte emocionale dhe sociale që zgjatin për një jetë të tërë.
  3. Përgjigjjuni nevojave të foshnjes sa më shpejt të jetë e mundur. Një pjesë e rëndësishme e procesit të atashimit përfshin besimin. Kur plotësohen nevojat e foshnjes, ai ose ajo zhvillon besim tek nëna dhe tek të tjerët (kur të rritet). Të qarat dhe ankesat janë formë e komunikimit që sinjalizojnë se diçka nuk shkon dhe është përgjegjësia e nënës të vendosë se çfarë duhet bërë. Prindërit me përvojë janë të aftë të dallojnë midis llojeve të ndryshme të të qarave dhe nevojat që lidhen me to. Gjithashtu është e mundur të ndjejmë shenjat e para të nevojave dhe të kujdesemi për to para se të shqetësohet foshnja. Nënat të cilat e bëjnë këtë, zakonisht kanë fëmijë të cilët janë shumë të kënaqur, të sigurt dhe të këndshëm.
  4. Komunikoni me foshnjen. Ka shumë mënyra për t’i dërguar mesazhe dashurie dhe përkujdesje fëmijës tuaj. Këto përfshijnë: të folurit me një zë të butë, përgjigjja ndaj tingujve që lëshon ai duke gugatur si ai, duke e imituar, të kënduarit, buzëqeshja, përqafimi, ledhatimi, masazhimi, kontakti sy në sy dhe shumë të tjera. Nënat dhe foshnjet zhvillojnë gjuhën e tyre të veçantë e cila është me të vërtetë shprehja e dashurisë për njëri-tjetrin. Një nga dhuratat më të bukura prej Allahut është një buzëqeshje e gëzuar e foshnjes që thotë “Mua më duan dhe përkujdesen për mua dhe unë e rikthej këtë dashuri.” Çfarë sinkronie e habitshme!

T’iu përgjigjen në kohë dhe me sasinë e duhur plotësimit të nevojave të fëmijës (ndërrimi, larja, ushqyerja, ledhatimi, komunikimi, qetësimi nga të qarat, etj), sepse kështu fëmija fiton sigurinë se dikush është atje për t’u përkujdesur për të dhe do të shfaqë atashim të sigurt në të ardhmen.

Ndjekja e këtyre këshillave nuk garanton që fëmija do të zhvillohet sipas dëshirave tuaja, por është një themel fillestar, i shëndoshë i cili do të japë një bazë mbi të cilën do të ndërtoni mardhëniet tuaja.

Si ndikon atashimi tek fëmijët?

Atashimi ndikon në zhvillimin social-emocional tek fëmijët. Fëmijët që kanë një lidhje të ngushtë me prindërit apo kujdestarët e tyre që në foshnjëri janë më të mirë me kohën në këto fusha:

*Siguri tek bashkëmoshatarët dhe të rriturit e tjerë

*Vetëbesim

*Pavarësi dhe autonomi

*Aftësi për të menaxhuar impulset dhe ndjenjat

*Shoqëri afatgjata dhe marrëdhënie të sukseshme në të ardhmen

*Besim, intimitet dhe afeksion

*Empati, dhembshuri dhe ndërgjegje

*Sukses akademik në shkollë

*Promovim i atashimit të sigurt tek fëmijet e tyre kur ata të rriten.

Fëmijët të cilët nuk kanë arritur të kenë një atashim të mirë janë të prirur të kenë vështirësi në këto fusha:

Shumë nga këta fëmijë shfaqin probleme në adoleshencë si: vetvlerësimi i ulët, pasiguri, vështirësi në ndërtimin e marrëdhënieve shoqërore, përdorimin i drogës dhe alkoolit në adoleshencë, shtatëzani të hershme, shfaqjen e sjelljeve kriminale, etj.

Disa kërkime shkencore tregojnë se një Atashim i dobët është një nga shkaktarët e Autizmit.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *