Rreth meje

Erisa Bakushi Gazheli

Të punoj me nënat dhe bebusha të ndryshëm është kthyer në një nga pasionet e mija dhe mundohem të gjejë kohë mbas punës si infermiere për faqen time të krijuar me kaq dashuri.

Mësoni më shumë për mua

Kush është Eri?

Po mundohem të tregojë pak për veten, kështu edhe ju do më njihni sado pak. 
Unë jam Erisa Bakushi Gazheli jam lindur dhe rritur në Këlcyrë/Përmet, e martuar në Krujë. Kam kryer studimet e larta për Infermieri në Durrës dhe jetojë prej vitesh në Gjermani. Një njëri që më pëlqen rregulli dhe mendoj e pregatitem shumë për situata të reja që do të vijnë, në mënyrë që të jap më të mirën time.

Kjo gjë funksionoi deri sa në jetë erdhi im bir Aaron. Nje fëmijë i shëndetshëm shyqyr Zotit, por, tepër i vështirë në gjumë. Duke qenë infermiere kujdesin ndaj tij se kisha aspak problem por me gjumin s’po dija si të veproja. Kishim thyer çdo rregull të gjumit, sa e sa netë kanë kaluar me 2-3 orë gjumë. Secila nënë që ka apo ka pasur një fëmijë të tillë e kupton vetë çfarë do të thotë kjo.

erisa shendeti bebit certifikate

 

E pas shumë muajve sakrifice vendosa të bej një specializim si konsulente/këshilluese Gjumi për bebat dhe fëmijët deri ne 3 vjeç. Kjo për të më ndihmuar mua të fitoja besimin te vetja sepse me gjithë këto probleme gjumi po me dukej vetja mami e dështuar dhe sigurisht për të rregulluar gjumin e Ëngjëllit tim.
Muaj më vonë vendosa të hap një grup në Facebook me njerzit e mi të njohur me qëllim që ti ndihmojë ata. Ditë pas dite grupi u rrit dhe unë tashmë jam këtu jo vetem për miqte e mi por për shumë nëna rreth e përqark BOTËS.
Të punoj me nënat dhe bebusha të ndryshëm është kthyer në një nga pasionet e mija dhe mundohem të gjejë kohë mbas punës si infermiere për faqen time të krijuar me kaq dashuri.
Jam këtu sepse të kuptoj shumë mirë ty nënë çfarë do të thotë të kesh një fëmijë që nuk e do gjumin.
Mos harro vetëm një nënë e qetë dhe e shplodhur rrit fëmijë të lumtur  dhe unë jam këtu për të mbështetur ty të gjesh ritmin e një jete të qetë familjare.

Çfarë thonë nënat

“U be 2 jave qe goca fle pa gjoks, pa tundeje dhe pa te grindura gjate dites. Me ke ndryshuar jeten vetem fale teje pas 11 muajsh stres ndihem mire me veten, nuk kam dhimbje shpine, proçesi i gjumit nuk eshte me stres per mua.”

Gerta & Anja
“Sot fal teje Soenën e zë gjumi per 5 – 10 min. Ka orare te rregullta gjumi, naten zgjohet 2 here per te pire. Fle vet ne krevatin e saj pa qare e mami vetem i ferkon pak gjoksin e ja ben shshshsh. Je vertet nje mrekulli e ne te kemi shume xhan ❤️❤️”
Soena & mami
“Stina qe nga trajnimi edhe eshte qetesuar shume sepse ka qene femi qe qante shume. Nuk e di qfar te beje qe te te falenderoj qe na ke ndryshuar jeten mua,burrit edhe vajzes madhe e cila vuante nga ajo qe ne duhet ta lekundeshim”
Stina & mami

Më ndiq në Instagram

Çdo ditë ndaj me nënat këshilla FALAS. Behuni pjesë e komunitetit tonë duke klikuar butonin më poshtë dhe më pas follow.