Gjumi REM dhe jo REM (REM und non REM Schlaf)
Çfarë është kjo, pse duhet ta dijë unë këtë informacion?
Nicht- Rem Schlaf është faza e gjumit të thellë,e cila te bebat 0-3 muaj është shumë minimale. Faza Pasive e gjumit ku edhe frymarja është super e qetë. Ajo faza ku ne nënat behemi merak dhe ngrihemi si të hardallisura për të parë nëse Engjëlli jon po mer frymë
REM do të thotë Rapid-Eye-Movements (lëvizje e shpejt e syve). Faza Aktive e gjumit. Faza ku bebi/njeriu sheh ëndrra, përjeron ankthe, përpunon ato që ka mësuar ditën, fazë e cila shoqërohet edhe me lëvizje të syve,duarve,këmbëve, të trupit apo klithma nga bebat!
Faza e gjumit REM te bebat 0-3 muaj përfshin 50% të sasisë së gjumit.
Te bebat 4-6 muaj kjo fazë reduktohet në 30% dhe ky është momenti kur Ëngjëjt e vegjël fillojnë të flenë më mirë dhe gjatë.
Dhe pas moshës 6 muaj faza REM e gjumit mer vetëm 20% të sasisë së gjumit të përgjithshëm.
Është pikërisht kjo arsyeja pse bebi juaj nxjerr klithma në gjumë,ndoshta edhe të bërtitura.
Pikërisht ky momenti kur ju thoni,bebi im u zgjua për 10 minuta,bebi im nuk fjeti mir,bebi im ka uri,bebi im ka siklet etj etj etj.
Dhe pikërisht këtu fillon gabimi jon si nëna se nuk i japim bebit tonë kohë dhe mundësin ta gjej vetë gjumin e me keq akoma,duke e lëvizur/folur ne e zgjojmë atë, ja prishim gjumin. Në varësi të moshës dhe fëmijës kemi një fazë pritje nga 2-5 minuta,për tu siguruar se fëmija është vërtet zgjuar,po e gjen vetë gjumin apo do ndërhyrjen tonë për tu rikthyer sërish në gjumë.



