Mënyra qetësimi gjatë daljes së dhëmbëve

Disa mënyra qetësimi gjatë daljes së dhëmbëve!

✔️Metoda 1

Marin një napë e zhysin në qumësht gjiri, formule,e fusim në qese ose tas me kapak dhe e lëm në frigorifer për rreth 30-60 minuta. Me pas ja japim bebit në dorë!
Përfitimet:
Qetëson mishin e dhëmbëve
Perfeksionon kapjen dhe kordinimin duar-gojë
Mosha +3 muaj

✔️Metoda 2

Mbushim çuçat/gënjeshtarin nga brënda me ujë dhe e lëm në frigorifer për rreth 30-60 minuta. Me pas ja japim bebit në dorë.

✔️Metoda 3

Pregatisim kuba akulli me qumësht,lëng frutash,pure frutash,çajra(kamomil është i preferuar se qetëson dhimbjet)
⛔Kujdes(rrezik mbytje)për bebat posht 1,5-2 vjeç mos ka ofro me kunja por mbështjillja/lidhja në një nap dhe jepja në dorë

✔️Metoda 4

Lodrat që janë extra për dhëmbët,i fusim në frigorifer për disa minuta të ftohen dhe më pas ja jep bebit
Mosha + 3 muaj

✔️Metoda 5

Baby Fruchtsauger i mbushim me fruta (molle ose dardha ose kumbull dhe ja jep bebit në dorë
Uroj t’ju kem ardhur në ndihmë me këto metoda!

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *