Jashtëqitja e bebit!

Jashtëqitja e bebit!

Çfarë tregon ajo në raste të ndryshme?

Nëse foshnja ka jashtëqitje të gjelbërta/verdha me vija të shndritshme dhe të lehta/jargë, kjo është shenjë e pranisë së mukusit.
Kjo ndodh për këto arsye:
1- Kur foshnjës i rrjedhin shumë pështymë/jargë nga goja(kur ka pregatitje për dalje dhëmbësh ose është ftohur pak).
Nëse sasia e kësaj pështyma është e madhe e lë trupin e foshnjës pa u tretur mirë(gjithçka e padëmshme) dhe kështu del me jashtëqitjen.

Kur prania e kësaj mukoze në jashtëqitje është: ✋më shumë se 4-6 herë në ditë më shpesh se dy ditë është arsye për tu paraqitur te pediatri.
Në këtë rast mukusi në jashtëqitje tregonë një infeksion ose alergji të mundshme.

Çfarë do të thotë jashtëqitja e foshnjës me ngjyrë të gjelbër ose e verdhë e ujëshmë/ose gjysëm e ujëshme e shkumëzuar?
Nëse jashtëqitja e foshnjës është e shkumëzuar, e gjelbër/verdhë dhe me erë të keqe, tregon një infeksion viral ose bakterial.
Edhe në këtë rast duhet të shkoni te pediatri sa më parë.

 

Çfarë do të thotë jashtëqitja e ujëshme te bebushat?
Nëse bebushi juaj ka jashtëqitje më shumë se 5-6 herë në ditë dhe përbërje të ujshme kjo tregon se bebi ka Barkqitje(kujdes të bebet që ushqehen me gji kjo mund të jetë normale 1 ditë pasi vjen edhe nga diçka që nëna ka ngrënë.
Nëse barkëqitja vazhdon më shumë se 5-6 herë në ditë dhe prap ditën e dytë shfaqet po stë ditë duhet të shkoni te mjeku juaj dhe të mësoni arsyen nga vjen kjo Barkëqitje. Eshtë e rëndëshime të paraqiteni te mjeku pasi bebi juaj dehidrohet dhe dehidrimi ka pasoja sidomos te bebat e vegjël.

✔️Prandaj gjatë barkëqitjes duhet që të ushqeni sa më shpesh me gji/beberon. Ose ti jepni lëngjë të tjera bebushit tuaj nëse ka filluar me ushqimet shtesë.

 

Barkëqitja vjen nga:

Diçka që bebit i ka bërë keq (një ilaç apo ushqim)
Diçka që nëna ka ngrënë dhe organizmi i bebit nuk e ka toleruar
Bebi është ftohur
Bebi ka një infeksion
Pas vaksinimit
Intoleranca ushqimore
Marja e antibiotikëve

 

 

Kostipacioni/Kapsilliku te bebat!

Flasim për kostipacion atëherë kur:
bebi i ushqyer më gji ka kaluar me shumë se nje javë pa kryer jashtëqitje
bebi i ushqyer me bebron ose beberon + gji ka kaluar më shumë se 4-5 dite pa dalë jashtë bebushi që ka filluar ushqimet shtese dhe nuk ka kryer nevojën për më shumë se 3 ditë.
⚠️Ka mundesi që ju shifni 1-2 fije gjaku në feçet e bebit nuk është për tu shqetësuar pasi tregon që kapilaret rreth e përqark anusit jan dëmtuar/gërvishtur nga fortësia dhe madhësia e jashtëqitjes. Nëse vazhdon edhe shikon gjak më shumë se 1-3 hër dhe në sasi më të madhe paraqitu te mjeku.

 

Si të veprojmë gjatë kostipacionit?
Te bebat poshtë 6 muajsh
✔️Ndihmoje me masazhe të barkut,3 teknika i ke edhe me video në faqe të shpjeguara mirë.
✔️Lëvizja e këmbëve sikur nget biçikletën.
Të dyja këto ja bën 3-4 herë në ditë
✔️Mbush një legen me uje të ngrohtë dhe fute bebin nga mesi e poshtë mbaje aty disa minuta në pozicion sikur do kryej nevojën e trashë.
Ky pozicion+uje i ngrohtë e ndihmon!

Te bebet mbi 6 muaj që kan filluar ushqimet shtesë mund të ndihmojmë edhe me:
✔️Kombinim mollë + dardhë + kumbull është super ja zjen,ben me blender dhe ja jep 3-4 herë në ditë 2-3 lugë.
✔️Dhënia e lëngjeve(ujë+lëng frutash) është shumë i rëndësishëm dhe i nevojshëm kur fillon ushqimet shtesë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *