VARIÇELA

Në popull njihet si “Lija e ujit”

Është sëmundje akute virale ngjitëse me infektueshmëri të lartë .
Shkaktarë i variçel-ës është Variçela-Zoster virusi që i takon familjes së herpes virideve.

Është sëmundje më e shpeshtë në moshën e fëmijëve dhe zakonisht sëmuren fëmijët e moshave 2-8 vjeçe.
Kryesisht lajmërohet në formë sporadike ose epidemive të vogla në institucionet parashkollore si : kopshte, çerdhe e reparte të fëmijëve.
I sëmuri është infeksioz një ditë para daljes së puçrrave e deri sa të biere krusta(korja) e fundit.

Rrugët e përhapjes janë aerogjene me spërkla dhe kontakt të drejtpërdrejt.
Portë hyrëse për virusët janë mukozat e rrugëve të frymëmarrjes dhe konjunktivat. Pas shumëzimit të viruseve në vendin e hyrjes, viruset shpërndahen ,gjeneralizohen dhe kjo manifestohet si ekzantemë vezikuloze ( puçerza të mbushura me lëng serozë, purulent ose te format e rënda të sëmundjes ka gjak).

Inkubacioni i sëmundjes zgjat 10 deri në 21 ditë.

Sëmundja zhvillohet në disa faza:

Faza prodromale–manifestohet me temperaturë të lartë 38-39 shkallë Celsius,plogështi,ethe,kollë dhe zgjat 1-2 ditë.

Faza ekzentematoze ( puçrrave)- fillon me kruarje e pas pak lajmërohen të gjitha stadet e ekzantmës ( puçrrave ) : macula, papula, vezikuale dhe krustat ( dregëzat).përhapja është në mënyrë centripetale (prej qendrës kah periferia) duke filluar nga trupi, qafë, kokë dhe gjymtyrë. Elouroshencat lajmërohen në rrathë-rrathë ( hove) për 4-5 ditë radhazi. Vezikulat në mukoza shpejt marrin dukjen e ulëçerave të rrethuara me areol të kuqe.

Faza regresionit – fillon me zbritje të temperaturës, rënien e krustave dhe nëse vezikulat nuk janë në mënyrë dytësore të infektuara me baktere nuk mbesin ulçeracione në vendin ku ka ra krusta. E pasi që virusi i variçelës prekë vetëm pjesën më sipërfaqësore të epidermës shumë shpejt rigjenerohet.

Format atipike të variçelës
Variça abortive.
Variçela buloze.
Variçela pustuloze.
Variçela gangrenoze
Variçela hemoragjike ( me gjak).

Diagnoza
Bëhet në bazë të dukjes të ekzantemës .daljes në hove të ekzantemës,shpërndarjes centripetale të ekantemës dhe daljes së ekzantemës edhe në kapilicium ( kokë)

Analizat laboratorike
Pasqyra e gjaku kemi zvogëlim të numrit të rruazave të bardha dhe dominojnë limfaciet ndërsa të dhënat tjera janë në kufi të vlerave referente. Testa serologjike ELIZA.

Trajtimi
Format e lehta të varicelë trajtohen me terapi simptomatike dhe izolim. Nëse i sëmuri ka kruarje intenzive ordinohen antihistaminikët, piodermit trajtohen me antnikrobik.
Ndërsa format e rënda të variçelës duhet hospitalizuar.

Parandalimi
I sëmuri izolohet një ditë par fillimit të manifestimeve klinike e 6 dri 10 ditë pas. Higjiena personale dhe higjiena e rrobave është e domosdoshme për parandalimin infeksioneve lëkurore.
Për shkak se shpesh shpërndarës i infeksionit është personi i tretë në ambulanca, spitale dhe pas kontaktit personeli shëndetësorë duhet të qëndroj jashtë në ajër të pastër për 15 minuta. Edhe ordinancat ku qëndruar i sëmuri me variçel duhet të ajrosen 15 min për ta parandaluar përhapjen e sëmundjes (rrezet infra të kuqe e mbysin virusin). Duhet përdorur pudër të lëngshme me penguar kruarjen.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *